Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres lëshoi një alarm global të martën, duke thënë se temperaturat e oqeanit po rriteshin në Ishujt e Paqësorit me trefishin e normës mesatare globale.
Rritja e temperaturës bën që uji të zgjerohet, gjë që kontribuon në rritjen e nivelit të detit.
“Unë jam në Tonga për të lëshuar një alarm global për rritjen e nivelit të detit,” tha ai, ndërsa fliste në Forumin e Ishujve të Paqësorit.
Shefi i OKB-së tha se Ishujt e Paqësorit ishin “të ekspozuar në mënyrë unike” ndaj ndikimit të rritjes së nivelit të detit.
“Niveli mesatar global i detit po rritet me ritme të paprecedentë në 3000 vitet e fundit. Oqeani është i tejmbushur për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha ai në një postim në X./kb