Barcelona ka triumfuar me shumë mund ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 në javën e tretë në La Liga.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Unai Lopez, që u asistua nga De Frutos.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë kishte më shumë dramë.
Në minutën e 60-të, Pedri i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Raphinhas.
Qué debut de Dani Olmo. Qué golazo.
Brillante 👏🏻🤩pic.twitter.com/XaWsaAySXs
— Iniestazo (@INIE8TAZO) August 27, 2024
Heroi i skuadrës katalunase ishte Dani Olmo, që debutoi, duke realizuar në minutën e 82-të golin e fitores, për 2-1.
Qué debut de Dani Olmo. Qué golazo.
Brillante 👏🏻🤩pic.twitter.com/XaWsaAySXs
— Iniestazo (@INIE8TAZO) August 27, 2024
Pas javës së tretë, Barcelona vazhdon të jetë lidere me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt takohet me Valladolidin./ D.C