Dyshja Marina dhe Ghetto, kohëve të fundit kanë qenë tepër të përfolur nëpër rrjet ku është aluduar për një ndarje apo krisje në marrëdhënien e tyre. Shkak i këtyre aludimeve u bë një postim që reperi kishte ndarë në rrjete sociale dhe që e fshiu sa hapë e mbyll sytë!
Epo për këtë, prindërit e Marget e kanë një ‘përgjigje’. Mëngjesin e sotëm, reperi ka ndarë një video në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet tepër i lumtur krahë familjes së tij të vogël dhe të bukur, ku ka lënë të nënkuptohej se mes tyre gjërat janë për bukuri… S.B