Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, George Soros ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka përqafuar atë që e quan mikun e tij dhe njëkohësisht të dy shfqen të buzëqeshur.
Fotoja është shkrepur në Tiranë.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe foton në Instagram.
Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Ky i fundit takohet herë pas here me kryeministrin shqiptar./ S.M