Të hënë e parë të muajit shtator nis punimet Kuvendi. Seanca do të nisë në orën 17:00.
Në rendin e ditës do të përfshihen:
1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë.
(Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)
2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024.
(Neni 44, pika 2, i Rregullores)
3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
(Neni 44, pika 3, i Rregullores).
Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.
Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare./e.t