Në Forumin e sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, në Panelin e diskutimit me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat.
Rama u shpreh se sot “jam në një makinë elektrike me dy individë”, duke iu referuar dy liderve nga veriu i Europës. Ndërsa shtoi se ata do të donin diell nga Shqipëria për të rritur temperaturën, pasi janë ndjerë vetëm dhe në akull.