Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit.
Tre rastet e fundit janë konfirmuar konkretisht:
-Në Cerrik një 84-vjeçar
-Në Paper një 73-vjeçar
-Në Tregan një 60-vjeçar
Bëhet e ditur se të prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabël, pa rrezik për jetën.
Ndërkohë kujtojmë se dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar.
Gjithashtu mësohet se institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura./ S.M