Charles Spencer ka kujtuar vdekjen e motrës së tij më të madhe, Princeshën Diana, 27 vjet pasi ajo u vra në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997.
Ai ka ndarë një sërë fotosh me princeshën, momente që kujtojnë fëmijërinë e tyre.
Diana vdiq nga plagët e marra në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris. Princesha kishte qenë duke pushuar në Francë me të dashurin e saj të ri Dodi Al Fayed, i cili gjithashtu vdiq në aksident, së bashku me drejtuesin e makinës, Henri Paul.
I vetmi i mbijetuar i aksidentit ishte truproja e Al Fayed, Trevor Rees-Jones.
