Ish-kryetarja e Kuvendit dhe anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli ka thyer heshtjen e një viti, duke dhënë një intervistë në Dritare TV për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Dekalog.
E pyetur lidhur me arrestimin e Sali Berishës dhe mbështetjen që ish-kryeministri i ka dhënë Lulzim Bashës në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i PD, Topalli bëri një deklaratë të fortë.
Ajo u shpreh se sipas saj, pas arrestimit të Berishës fshihet një marrëveshje e bërë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama.
Roland Qafoku: Lulzim Bashën, Sali Berisha e vuri kryetar të PD dhe e mbështeti, ky që u arrestua…
Jozefina Topalli: Epo kur arrestohet kryetari i opozitës dhe nuk ka asnjë fakt, duhet të kuptosh që shoqëria, politika, ka një problem të madh të demokracisë.
Roland Qafoku: Po pse të mos hamendësojmë ne që ka një marrëveshje qeveria me Bashën për të arrestuar Berishën?
Jozefina Topalli: Nuk e kam përjashtuar ndonjëherë, përkundrazi!
Roland Qafoku: Ju nuk e përjashtoni që kjo mund të ketë ndodhur?
Jozefina Topalli: Jo, asnjëherë!
Roland Qafoku: Domethënë, Rama ka bashkëpunuar me Bashën që të arrestohet Berisha?
Jozefina Topalli: Këtë e kam thënë para 10 viteve dhe koha ka treguar se kam patur të drejtë.
Roland Qafoku: Ja keni thënë zotit Berisha këtë që viktima do jetë ai?
Jozefina Topalli: Jo, nuk ia kam thënë./ kb