Dinamikat e marrëdhënies së Princ Harry me anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë kryesisht babain, Mbretin Charles, dhe Princin William, kanë qenë me ulje ngritje gjatë këtyre pesë viteve. Mirëpo, së fundi, burimet thonë se Harry mund të kthehet në detyrat mbretërore në Britani. Duka i Sussex ka kërkuar këshilla nga njerëz të besuar, nëse duhet të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, gati pesë vjet pasi ai dhe gruaja e tij, dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dhe u larguan në Montecito.
Ai aktualisht po përgatitet për një udhëtim në Nju Jork ku do të marrë pjesë në angazhime të lidhura me bamirësitë e tij të ndryshme, duke përfshirë Halo Trust dhe Diana Award. Kjo shënon fazën e parë të një strategjie të mundshme për të rregulluar marrëdhënien e tij me babain e tij King Charles.