Në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri, si dhe treguesit financiarë dhe ekonomikë nga janari deri sot.
Ministri Financava sqaroi se ecuria e financave ka qenë pozitive në 7 muajt e këtij viti. Ndërkohë deri në fund të vitit parashikohet ulje e nivelit të borxhit me 0.7 % krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2 %
Sfidë personale e tij por dhe e qeverisë mbetet adresimi i cështjes së pensioneve.
Pensionet?
“Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë. Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore”, tha ai.
Pakete e re ndihme ekonomike
Ndërsa një paketa e re e ndihmës ekonomike po diskutohet për këtë vit në ministrinë e Financave jo vetëm për pensionistët por të gjitha kategoritë në nevojë. Pra përvec indeksimit që pensionistët që do ta kenë në tetor të këtij viti dhe bonusin që do ta marrin në dhjetor 2024, po diskutohet dhe një paketë mbështetje.
Profesionet e lira
Sa i takon kthimit të tatimit të parapaguar nga profesionet e lira pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, Ministri i Financave tha se do t’i kërkohet gjykatës saktësim se cfarë do të ndodhë me fondet e mbledhura. Nëse do të duhet të kthehen fondet apo si do të procedohet
Kursi i këmbimit
Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona, sidomos nga dogana, por ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm” tha Malaj.
Rivlerësimi i pasurive të patudshme
Sa i takon rivlerësimit të pasurive të patundshme që pritej të niste nga shtatori i këtij viti, ministri Malaj tha se brenda këtij muaji do të
Vlera e tatimit që aplikohet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të përcaktohet brenda muajit shtator. Për këtë është ngritur grupi i punës për të analizuar të gjitha shifrat që janë propozuar.
“Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave”
Gjylameti e PS-së ka propozuar 3 % ndërsa opozita 1 – 2 %.
Disa statistika
Duke folur për ekonominë tha se kemi mbi 7 mijë biznese me shumë se vitin e kaluar dhe 13 mijë vende të reja pune me shumë se në 7 muajit e vitit të kaluar. Kemi 8900 persona me shume në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Sfidat si minister?
-Përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe administrimi prudent i buxhetit të shtetit dhe borxhit publik
-Në fokus është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, dhe alokimi i investimeve publike në ato sectorë që kanë kontributin më të madh në ekonomi.
-Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, faktor të rëndësishëm do të luajë dixhitalizimi, përfshirja e inteligjencës artificiale, projekt për të cilin po punohet me Microsoft.
-Shpenzimet buxhetore do të orientohen e kanalizohen atje ku ka nevoja sociale, pa humbur fokusin në investimet në sektorë prioritare”,
Kjo është dalja e parë para medias e Petrit Malaj si ministër i Financave./e.t