Aktori dhe regjisori legjendar Clint Eastwood, pavarësisht 94 viteve të tij, duket se nuk dorëzohet. Sipas informacioneve ekskluzive nga World of Reel, ai është duke punuar për krijimin e tij të ardhshëm filmik, me kastin kryesor të aktorëve që tashmë është vendosur, sipas burimeve.
Ndërkohë që detajet e sipërmarrjes së re mbeten ende të fshehta, raporti, bazuar në informacionin nga dy burime të pavarura, thotë se një njoftim do të bëhet në tremujorin e parë të 2025./K.K