Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke vënë në shënjestër zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Bashkinë e Tiranës.
Në qendër të kallëzimit është projekti për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.
Kallëzimi u depozitua nga dy përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Lulëzim Baumann./E.T