Në një rrugë të rrënuar të Gazës, një djalë i vogël palestinez, këmbëzbathur dhe i veshur me rroba të pluhurosura, vrapon me gjithë fuqinë e trupit të tij të njomë pas një kamioni bosh të ujit.Vrapon me shpresënse do të gjej një pikë uji në mes të thatësirës dhe harresës.
Ndërkohë, Gaza është duke u mbytur jo vetëm nga mungesa e ujit dhe ushqimit, por nga një bllokadë që ka shtrënguar çdo mundësi për mbijetesë. Buka është luks. Uji një kujtim.
Në një vend ku fëmijëria duhet të ishte e mbushur me lojëra dhe ëndrra, tani ajo matet me hapa të lodhur pas një kamioni bosh, në heshtjen dërrmuese të një bote që po kthen shpinën.
Djali vazhdon të vrapojë. Sepse ende shpreson. Dhe kjo është tragjedia më e madhe./E.T