Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar problematikat për zarfet bosh që u kanë shkuar emigrantëve.
Sipas Celibashit në KQZ janë raportuar vetëm 7 raste.
“Nuk e di nëse janë të djathtë apo të majtë ata që ankohen për procesin zgjedhor. Nëse dikush ka shqetësime në lidhje me procesin e votimit, ta depozitojë shqetësimin në llogarinë që ka në PER. Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e votimit dhe janë 156 problemtika të raportuara”, deklaroi Celibashi.
Ndër të tjera theksoi se DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrë zarfet që nuk u janë dhënë votuesve deri në datën 8 Maj.
“Rikonfirmoj se DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrë zarfet që nuk u janë dhënë votuesve deri në datën 8 Maj”, tha Celibashi.
Në lidhje me bashkëpunimin me SPAK, Celibashi tha se KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Posaçmëe dhe brenda 24 orëve do të bëhet me dije dhe puna e bërë deri më tani.
“Në javën që po mbyllim kemi patur në mënyrë peridoike komuinikime kornkrete me spak për problematikë të procesit zgjedhor.
Do duhet të bëj me dije që brenda 24 orë do vendosim në dispozicion çfarë është kërkuar”, tha Celibashi.
Më tej theksoi: “Shqipëria është në një moment të rëndësishëm ndaj duhet të reflektojmë për të patur zgjedhje me integritet”/E.T