Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Një tjetër familjar i 29-vjeçarit, nëpërmjet Report Tv i bën thirrje shteti të asistojë në gjetjen e Arditit me pajisje të specilizuara, pasi deri tani punën më të madhe për gjetjen e të riut po e bëjnë disa banorë të fshatrave përreth në mënyrë vullnetare dhe një grusht ushtarësh.
“Arditin e kam çun daje, jam nipi i familjes. Si familje i bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë që të na sjellë aparaturat përkatesë që të gjejmë trupin. Ky rast është shumë fatkeqësi për familjen tonë. Me këmbnguljen më të madhe kërkojmë që me të vërtetë shteti të na ndihmojë. Duhet të na ndihmojë të paktën të gjejmë trupin. Për atë familje është e pamundur për të jetuar në këtë lloj mënyre. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! I bëjmë thirrje shtetit, institucioneve, që të mundohen të na gjejnë aparaturat. Me sa informacione kemi marrë dimë që është një kompani turke që kanë aparaturën. Për fat të keq emrin nuk e di, por kështu me zëra njerëzish kam marrë vesh që ka ndodhur një rast i tillë në Vaun e Dejës dhe kanë arritur dhe e kanë gjetur. Pra ju lutem…”,- shprehet familjari i të riut.
“Deri në këtë moment që po flasim janë më shumë vullnetarë, njerëz që vijnë nga fshatrat përreth. Kam parë që kanë ardhur dhe disa ushtarë. Unë vetë kam parë 4-5 aty. Policia… por ato janë njerëz si puna jonë dhe nuk e bëjnë dot pa aparaturat. Aparaturat nuk i gjejmë dot, privatisht nuk i gjejmë dot, duhet të ndërhyjë shteti. Terreni është shumë i thyer, aty makineritë nuk futen dot, është e pamundur. Ka shkuar me sa informacion kam 8 kilometra. Kështuqë është pothuajse është e pamundur. Deri në këto momente janë gjetur vetëm disa pjesë të fadromës, edhe ato të coptuara. Pra është më serioze se sa ne mendojmë”,- shton më tej ai./e.t