Një ngjarje e rëndë për familjen në fshatin Mesul të Pukës është regjistruar mesditën e sotme. Një zjarr i madh ka përfshirë kasollen e cila shërbente si strehë për kafshët shtëpiake si dhe objektin në të cilin qëndronin gjatë verës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur flakët kanë përfshirë plotësisht objektin, ku si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi, ndërsa pjesa që përdorej për gatim është shkatërruar plotësisht.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve dhe zjarrfikësve, është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në dy banesat pranë. m.p.