Shpat Kasapi dhe gruaja e tij, Selvije Jao, mund të jenë drejt fundit të martesës së tyre.
Sipas burimeve të afërta të çiftit, marrëdhënia e tyre ka hyrë në një periudhë të vështirë që mund të çojë në ndarje. Shenjat e para janë vënë re nga fansat në rrjetet sociale, ku të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe kanë fshirë të gjitha fotot e tjera.
Ajo shkruan: “Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes.”
Përveç këtij mesazhi, fansat kanë vënë re se çifti nuk ndiqet më në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre./E.S