Lideri i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, 6 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, ka bërë sërish thirrje për ta votuar.
Duke i ftuar të reflektojnë mbi katër vitet e fundit dhe të marrin në dorë fatin e tyre më 11 maj, Basha është shprehur se varfëria, korrupsioni dhe largimi i të rinjve kanë qenë pasojë e një vendimi zgjedhor të gabuar në 2021, ndërsa tani ekziston mundësia për një kthesë.
Mesazhi i plotë i Bashës:
“Katër vite. 1,460 ditë. Ti, Nuk pate asnjë ndikim mbi atë që ndodhi në Shqipëri. I pe me sytë e tu varfërinë e korrupsionin.
Luftove i vetëm për të mbyllur muajin, ndërsa shikoje një qeveri që kujdesej vetëm për veten dhe shokët e saj të korruptuar. Për fëmijët e tu, nipër, mbesa, te aferm – duke u larguar një e nga një nga vendi.
Me dhimbje në zemër, nuk pate mundësi të bësh asgje për ndalur këtë katastrofë. Sepse një vendim që more në zgjedhjet e vitit 2021 vulosi fatin e 4 viteve. Tani keni një tjetër shans. 11 maji është dita juaj. Një ditë me të cilën mund të ndryshoni fatin tuaj.
Është në dorën tuaj ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejtë, të ndërtojmë të ardhmen këtu, të çrrënjosim korrupsionin, të luftojmë papunësinë, dhe të zhvillojmë ekonominë.
Mendoni mirë. Vota me 11 maj vendos për fatin tuaj për 4 vitet e aedhshme. Më 11 maj – voto numrin 4 Koalicionin Euroatlantik. Shqipëria meriton më shumë”. m.p.