Janë publikuar pamjet e rënda, nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Peshkopi, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Veli Gjur.
Alban Shoti, drejtuesi i automjetit tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat berberhane. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe një ndihmës berber që punonte.
Mësohet që polici ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi. Nga ana tjetër, raportohet se shoferi Shoti ishte i dehur dhe kjo ka bërë që ai të humbte kontrollin mbi mjetin. m.p.