Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa në pjesën më të madhe të qarqeve kanë mbërritur materialet zgjedhore që konsistojnë në fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Fletët e votimit kanë mbërritur dhe në Sarandë e Delvinë, të shoqëruar nga makina të ushtrisë nën masa të rrepta sigurie. Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e KZAZ-ve.
Deri më tani shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar në qarqet: Tiranë, Berat, Vlorë, Korçë, Lezhë, Pogradec. m.p.