E ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, Borana Baci ndau me publikun pjesë nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë bisedës së ngrohtë me Beniadën, Borana u ndal edhe te blogerja e njohur ndërkombëtare Chiara Ferragni, për të cilën zbuloi se e ka pasur në shkollë.
“E kam ndjekur që në fillim, që nga viti 2013 kur u bë e famshme. Më pëlqen, e ndjek, e kam pasur në shkollë – në degë të ndryshme – për një vit. Nuk e shaj dot, më pëlqen. Tani, me gjithë fatkeqësitë dhe gjërat që i kanë ndodhur, ka rënë pak. Nuk mendoj se do të rikthehet fuqishëm siç ka qenë më parë,” u shpreh ajo./E.Ç