Në fund të fjalimit të tij Berisha shprehu ndjesë edhe për gabimet që kishte bërë në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë, që nuk morën të gjithë kompensimet që u tkaonin, duke premtuar se pas 11 majit do e realizonte përfundimisht.
Ai përsëriti se 11 maji nuk është çështje partie apo pushteti personal e Sali Berishës, por për Shqipërinë, teksa premtoi edhe anulimin e ligjeve që ka bërë qeveria Rama për grabitjen e pronave dhe për investimet strategjike.
“Mund të kemi bërë edhe gabime ndaj ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë në mandatet e mëparshme dhe kërkojmë ndjesë, por do i korrigjojmë, ju jap fjalën e nderit. Në mandatin tjetër do i japim zgjidhje përfundimtare. Do anullojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës, që grabit pronat si në 1946. Me investimet strategjike që shpik grabit pronat e Shqipërisë. Kemi rënë në vendim e vetëm që quhet kanabistan. Ne do ta përmbysim këtë diktaturë. Ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë kontaktet, komunikimin, bisedat, të bashkohemi. Nuk është çështja për partitë dhe pushtetin e Sali Berishës. Por për rroga të larta, pensione të larta, shkollim punësim, investime, për ta bërë Shqipërinë zonjë, fitore!”, përfundoi ai./E.T