Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet në vend lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025.
Rritja e masave të sigurisë vjen si nevojë e garantimit të mbarëvajtjes së procesit të votimit brenda në institucionet e vuajtes së dënimit, si dhe për të shmangur ngjarje të mundshme kriminale.
Janë 3087 persona të izoluar në ambientet e paraburgimit apo në burgje të cilët ushtrojnë të dretën e votës më 11 maj. Ndërkohë të përjashtuar nga listat e votimeve që nuk kanë të drejtë vote për shkak të veprave penale që kanë kryer apo çështje për të cilat janë nën hetim./E.S