Teksa pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, tensione regjistrohen në një qendër votimi te Shkolla “Petro Nini”.
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në këtë shkollë, ndërkohë që deri më tani është publik vetëm varianti i Partisë Demokratike.
Demokratët pretendojnë se kanë zbuluar një zyrë pa logon e Partisë Socialiste, ku ka patronazhistë me para dhe me lista, duke intimiduar qytetarët për të votuar.
Mbetet për t’u konfirmuar nëse këto akuza janë të vërteta apo jo. Thuhet se ka patur përplasje ndërmjet Erion Braces dhe një gazetareje. m.p.