Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr.
Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është një nevojë për çlodhje dhe organizim për t’u rikthyer të nesërmen në mëngjes për të vijuar me numërimin.
Kjo gjë nuk është pranuar nga përfaqësuesit e Partisë socialiste, të cilët kërkojnë të vijojë numërimi i votave dhe se do i drejtohen KQZ-së.
Nënkryetarja e KZAZ – se Enkelejda Veliu ka pohuar se numëruesit nuk kanë zvendësues.
‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues’, tha ajo.
Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 8./e.s