Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të diktuara nga krimi i organizuar.
Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të ndikuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin përfundimtar të votimeve.
“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe as të ndershme. Ato u diktuan nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë dhe në 20 bashki të vendit. Këto grupe kriminale patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale”, deklaroi Berisha.
Ai përmendi konkretisht bashkinë e Vorës, ku sipas tij, një bandë lokale ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve.
“Në Vorë, banda e Xhabaftit ndikoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve. Ky nuk është votim demokratik, por një farsë e orkestruar nga qeveria në bashkëpunim me krimin”, tha ai.
Deklarata e Berishës vjen në një moment tensioni politik, pas publikimit të rezultateve që i dhanë mazhorancës një fitore të thellë.”
Berisha thirri protestë më datë 16 maj ora 17:00, ditë që përkon me mbajtjen samitit të Komunitetit Politik Europian.
Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj kombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Garantoj se s’do të ketë probleme që të cenojë në shkallën më të vogël sigurinë e dijetarëve që vijnnë, por që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj e as moral pëer votën e vullnetin e qytetarëve të tij.
/E.T