Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë me një postim në rrjete sociale ka shpërndarë një mesazh referuar NATO-s për të gjitha vendet anëtare.
Ambasada Amerikane shkruan se shtetet anëtare duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
“5 për qind – kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi. Lajmi i mirë është se të gjithë në #NATO, me disa përjashtime, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sot sesa tre, katër apo pesë vjet më parë. Kjo prirje duhet të vazhdojë,” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë./e.s