Dashi
Fokusi i këtij muaji janë financat. Mërkuri në Dem (10–25 maj) ju ndihmon të kapërceni pengesat financiare me një plan të qartë dhe strukturë praktike. Nga sezoni i Binjakëve e tutje, hapen mundësi të reja dhe plane të mëdha. Më 24 maj, Saturni hyn në shenjën tuaj, duke sjellë stabilitet për dy vitet e ardhshme. Hëna e Re më 26 në Binjakë, me Jupiterin pranë, rrit vetëbesimin dhe hap rrugë të reja. Maji është muaj transformimi dhe fuqizimi – përqafo zhvillimin dhe ambiciet.
Binjakët
Maji ju kthen në qendër të skenës, gati për një fazë të re. Mërkuri në Demi ju ndihmon të ngadalësoni ritmin dhe të rigjeni qetësinë. Dielli hyn në shenjën tuaj më 20 maj, duke sjellë një sezon ditëlindjesh me energji të veçantë. Saturni në Dash më 24 ju ndihmon të qartësoni qëllimet afatgjata. Më 25, Mërkuri kalon në shenjën tuaj, duke sjellë ide të reja dhe lidhje të vlefshme. Hëna e Re më 26 është një moment i mbarë për të nisur diçka të re dhe premtuese./E.Ç