“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron , i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, morën pjesë këtë mbrëmje në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pranë Piramidës, shkruan A2 CNN.
“Për t’i dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook, përcjell A2 CNN.
Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze dhe biseduan me të rinjtë që janë bërë pjesë e kësaj shkolle. m.p.