Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Me këtë vendim i hapet rrugë përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë.
Ndaj ish-kryeministrit rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për Berishën është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, për dhëndrin e tij rëndojnë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me Malltezin që vijon të mbetet në “arrest shtëpie”. m.p.