“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita?
Kryedemokrati Sali Berisha nuk dha detaje për këtë, duke theksuar se e falenderon për gjithë mbështetjen dhe ndihmën që i ka dhënë forcës më të madhe opozitare në vend.
“Dua ta falenderoj për punën që ka bërë, çështjet e privatësisë… Edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka përsëri privatësinë e tij. Po mjaftohem me ndihmën e kontributet që ka dhënë dhe ju ftoj të bëheni avoketër të interesit publik. Ky është misioni në tërësi i opozitës, mediave“, tha Berisha para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme./e.s