Gazetari Habjon Hasani ka bërë një analizë të zgjeruar politike, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Një postim i tij në Facebook ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, si një replikë për analistin Andi Bushati, i cili këmbëngul se asnjë opozitë – si me Sali Berishën, si pa Berishën – nuk do të fitonte dot kundër “regjimit” të Edi Ramës.
Habjon Hasani ka një tezë tjetër. Sipas tij, PD duhet të mbajë përgjegjësi që garoi me “listën e dasmës së familjes Berisha” dhe jo me personalitete që mund të frymëzonin votuesit. Më poshtë, një fragment i analizës së tij:
Supozojme teorikisht se Berishajt kane dasme dhe maksimumi takatit te ftesave qe ata do ftojne ne dasem eshte 200 persona. Nga keta nja 150 jane familjare dhe shoqeri. 50 te tjere jane vende te rezervuara per miqte politike. Sa prej ketyre qe kane ne lista te sigurta do ishin dhe ne listen e tyre te dasmes? Pjesa derrmuese? Une mendoj qe pjesa derrmuese e tyre absolutisht do ishin miqte e ngushte politike te familjes.
Mileti i thjeshte mund te mos dije te arsyetoje kalkulime mirefilli dhe te holla politike; por mileti i thjeshte e kupton shume mire listen e dasmes. Se jane martuar vet dhe kane bere dasma ne shtepi e ne fis. Pra; ti i ke thene dikujt me llafe qe do mendoj per taksat dhe pensionet e tua; por ne fakt me veprimin qe ke bere del se ke marre listen e dasmes se shtepise tende dhe e ke garantuar; e ke mbrojtur.
Ne psikozen e goditjeve te ndyra dhe te pameshirshme qe ka ngrene Berisha keto 4 vite une e kuptoj nga i vjen ky instikt per bunker. Se i kuptoj une dhe ata qe jane ne hasmeri kur kufizojne levizjet dhe marrin masa ekstreme. Mirepo deri ketu jemi ne hall privat ose familjar; masa e votueseve nuk ka as detyrime dhe as deshire te implikohet neper hasmeri. Madje tendenca biologjike dhe njerezore eshte sa me larg atyre me probleme.
Ndaj dhe ne nivel psikoze kjo liste nuk perputhet fare me psikozen e nje votuesi normal. Ndersa ne nivel kompeticioni me Ramen rezulton se Rama mbrojti filizat e reja; ndersa shumicen e deputeteve me pervoje i krodhi ne liste te hapur. Shkoni testohuni dhe meritojini vet, – ishte deviza. Madje Berisha ka demtuar jashtezakonisht shume dhe kur ka mbrojtur ata qe s’kane fare nevoje te mbrohen. Pse duhej Belind Këlliçi ne liste te mbyllur? Ai eshte i vetmi ne ate parti qe ka mundur moralisht nr.2 te PS, Veliajn.
Nga zgjedhjet lokale te 2023 deri me sot; Kelliçi eshte fitues i jashtezakonshem moral; Kelliçi eshte motorr votash, duhej non-stop ne terren. Po ate Tedi Koplikun fjala vjen qe e ka hedhur ne liste te hapur ne Shkoder Doktori; ky s’ka konkuruar kurre; eshte prurje e re dhe ju ftoj te ndiqni intervistat e tij dhe do kuptoni se çfare kalibri dhe vokabolari cilesor politik ka ky njeri. Pse nuk u mbrojt ne Shkoder ky? E le te dilte ne liste te hapur Jozefina si shkodrane den baba den; te mblidhte votat e saj e te mbeshteste nderkohe dhe Tedin duke dhene nje mesazh se Partia Demokratike po krijon brezin e ri te stekave te mira politike, bazuar ne tabanin dhe kredon e te vjeterve.
Si mund te jete Avenir Peka jashte parlamentit dhe Tritan Shehu qe me shume ngjan si nje kend i Muzeut te Gjirokastres te vijoje vegjetimin i qete. Kush eshte ne PD nje njohes i Sigurise dhe strukturave te NATO&Co me i mire se Avenir Peka? Kush? Pse permbys meritokracia? Dhe nese ti permbys listen; pse nuk u dashka permbysur rezultati i pritshmerive te tua?” m.p.