Tottenham i është kthyer fitoreve të trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në historinë e këtij klubi. Skuadra londineze ka fituar në Bilbao finalen e dështimeve të kampionatit anglez, pasi përballë ishte Manchester United.
Dy skuadrat ishin gjithmonë larg luftës për Europën në këtë edicion në Premier League dhe gjenden pranë fundit të tabelës në kampionat. Por ata ia dolën të siguronin këtë finale të rëndësishme, që mund të ndryshonte fatin e sezonit të tyre. Në fund triumfoi Tottenham, falë një pjese të parë shumë të mirë dhe një goli disi të çuditshëm të realizuar në fund nga Brennan Johnson me “ndihmën” e Shaw.
United tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, duke provuar disa herë të shënonte, por gjeti Vikarion në një formë të mirë, duke ndalur disa gjuajtje të rrezikshme.
Kështu, me vërshëllimën përfundimtare, ishte Tottenham që nisi festën për këtë trofe të rëndësishëm, i cili i mundëson gjithashtu edhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm./ D.C
THE FIRST TIME IN SEVENTEEN YEARS 🏆
A TROPHY FOR TOTTENHAM HOTSPUR AT LONG LAST 🤩 pic.twitter.com/nnIv54vXip
— Football on TNT Sports (@footballontnt) May 21, 2025