Një garë Real Madrid – Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues.
Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas Chevalier nga Lille. Ai shihet si investim afatgjatë për të ardhmen e klubit.
Francezi është portieri i parë i Lille. Këtë sezon ka luajtur gjithsej 48 ndeshje. Real Madridi është gjithashtu i interesuar për transferimin, gjë që mund ta vështirësojë punën për katalanasit. m.p.