Një natë për t’u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe pas fitores 2-0 kundër Cagliarit në “Maradona” festa ishte e papërmbajtëshme dhe legjitime.
“Arsenal” i vërtetë fishekzjarresh u lëshuan në qiellin e Napolit, ndërkohë që edhe Vezuvi do i ketë patur “zili” ato ngjyra. Me 50 mijë tifozë në stadium dhe më shumë se 150 mijë të tjerë në sheshet dhe rrugët e Napolit, ultrasit e kanë gdhirë në festë dhe pamjet janë mbresëlënëse.
Si kurrë më parë nuk janë raportuar të lënduar apo sherre, teksa kujtojmë se e hëna do jetë dita e paradës së kampionëve në rrugët e Napolit. Me autobus të hapur, futbollistët do përshëndesin tifozët dhe sigurisht që trofeu i kampionit nuk mund të mungojë./e.t