Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku.
40-vjeçari u kap në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.
Njoftimi i Policisë:
Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.
Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës. m.p.