Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe Temu kanë dominuar listën e shkarkimeve në Shqipëri, sidomos mes përdoruesve të iPhone.
“ChatGPT dhe Temu kanë dominuar listën e shkarkimeve në Shqipëri, sidomos mes përdoruesve të iPhone”, sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj.
Në krye të listës për pajisjet iOS qëndron ChatGPT, aplikacioni i inteligjencës artificiale që ofron ndihmë personale dhe krijim përmbajtjeje, duke u kthyer në një mjet të përditshëm për shumë shqiptarë.
Menjëherë pas tij, në vend të dytë renditet Temu, një platformë për blerje online që ka fituar popullaritet të shpejtë për shkak të çmimeve të ulëta.
Ndërkohë, interesimi për privatësinë digjitale reflektohet me ngjitjen e një aplikacioni VPN në vendin e shtatë.
Përdoruesit e pajisjeve Samsung tregojnë pak ndryshim në preferenca. iPulse Heart Rate, një aplikacion shëndetësor për matjen e rrahjeve të zemrës, mban vendin e parë – një tregues i qartë i interesit të kësaj grupmoshe për kujdesin shëndetësor.
ChatGPT dhe Temu gjenden në pozitat e katërt dhe të pestë, ndërsa aplikacionet për editim fotosh dhe lokalizim dominojnë në fillim të listës./e.t