Youtuberi i famshëm IshowSpeed ka ritakuar sërish kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama, por këtë herë me të ka qenë edhe Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, pasi të dy ndodhen ne Mynih për finalen e madhe të Champions League ditën e nesërme mes PSG dhe Interit.
Në festivalin dhe përgatitjet ne stadiumin “Allianz Arena” u shfaq nje video ku IshowSpeed, ose ndryshe Darren Jason Watkins Jr, ritakon Edi Ramen dhe pershendet duke duke thënë me pas se do të kthehet ne Shqipëri dhe se Shqipëria i mungon dhe e do vendin tonë./ D.C
Speed just met Edi Rama who’s with Armand Duka at the UEFA Champions League festival! 😂 pic.twitter.com/aqxzdZNjAs
— Kuq e Zi 🇦🇱 (@KuqeZiFootball) May 30, 2025