Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”.
Por, hulumtimet sugjerojnë se një numër i madh turistësh po e “ndërrojnë” Majorkën me Maqedoninë e Veriut dhe Alikanten e Spanjës me Rivierën Shqiptare – mesa duket të frymëzuar nga një trend i TikTok-ut “Destinacionet e Ngjashme”- i shpërndarë nga Gjenerata Z.
“Fluturimet nga Britania e Madhe drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Marokun, janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit”, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA).
Ekspertët thonë se mediat sociale po ndikojnë tek turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende më pak të vizituara – duke shmangur destinacionet e mbipopulluara.
Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar destinacionet më të mira – të ngjashme me pikat e njohura turistike – për verën e vitit 2025.
Vlora, Shqipëri E ngjashme me: Split, Kroaci
Në kufi me Greqinë dhe shumë pranë Kroacisë, Shqipëria ofron të njejtën klimë me qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Splitin – për pushimet verore – por pa turma vizitorësh apo çmime që rriten vazhdimisht.
Nëse kërkoni plazhe të pastra dhe të pacënuara me një peizazh malor mbresëlënës dhe restorante me çmime të përballueshme, shkoni në Vlorë – qytetin bregdetar të vendosur në Rivierën idilike Shqiptare./kb