PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj). Finalja e sotme vendos përballë skuadrat për herë të parë në një ndeshje zyrtare.
45+2′ Mbyllet 2-0 për PSG-në pjesa e parë.
20′ Kundërsulm perfekt nga PSG, Doue shënon golin e dytë për francezët. Interi shokohet pas vetëm 20 minutave duke pësuar dy gola.
12′ Aksion model nga djemtë e Luis Enriques (PSG). Doue pason bukur nga brenda zonës për Hakimin, me këtë të fundit që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë dhe të ndëshkojë ish-ekipin e tij. Mbrojtësi nuk feston, PSG merr avantazhin.
5′ Çalhanoglu (Inter) realizon një goditje dënimi direkte.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga PSG.Këtë të shtunë (31 maj) në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25./E.T