Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës.
I ftuar në një emision televiziv, Sula theksoi se në politikë figura udhëheqëse ka një ndikim të madh dhe se opozita nuk mund të pretendojë ndryshim duke sjellë në skenë persona që, sipas tij, i përkasin së kaluarës.
uk ishte pjesë e garës së 11 majit, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve. Që prej asaj kohe, ai ka artikuluar disa herë qëndrime kundërshtuese ndaj lidershipit të Berishës dhe drejtimit që ka marrë PD-ja./E.T