Bayer Leverkuseni raportohet se ka refuzuar një ofertë të çmendur të Liverpoolit prej 130 milionë eurosh për transferimin e Florian Wirtz.
Kampionët e Premier League janë të gatshëm të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që ta transferojë Wirtz.
22-vjeçari tashmë i ka dhënë dritën e gjelbër kalimit në ‘Anfield’ këtë verë, pasi më parë ishte lidhur gjithashtu edhe me Bayern Munich dhe Manchester Cityn.
Pasi lojtari zgjodhi Liverpoolin, drejtuesit e klubit anglez vendosën dy oferta zyrtare në tavolinë.
Që të dyja u refuzuan nga Leverkusen, të cilët tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do t’i nënshtrohen presionit.
"He only wants to move to Liverpool" 🗣️
Kaveh Solhekol on Florian Wirtz's potential move from Bayer Leverkusen to Liverpool ➡️🔴 pic.twitter.com/9Yoj8fBRy0
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 2, 2025
“Jo shumë ka ndryshuar. Oferta e dytë për Florian Wirtz nuk është pranuar sipas kushteve aktuale, që është arsyeja pse, siç është raportuar, që nuk ka një marrëveshje”.
“Negociatat po vazhdojnë. Të dy skuadrat duan një marrëveshje të shpejtë. Leverkuseni ka një çmim tjetër në mendje në krahasim me atë që po ofron Liverpooli momentalisht”, thuhej në një raport të Sky Deutschland.
Sipas Sport BILD, Leverkuseni po kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë Wirtz të largohet këtë verë.
Pritshmëritë janë që një kompromis do të arrihet në vazhdim, sipas të cilit Wirtz do të provojë një aventurë të re në Angli./ D.C