Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas burimeve, dorëheqja e Ermal Onuzit është dorëzuar te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ermal Onuzi i emëruar në detyrë më datë 10 shtator të vitit të kaluar, ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e tij tek ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Deri më tani nuk janë ende të ditura arsyet që kanë shtyrë Onuzin të japë dorëheqjen si drejtues i Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Ermal Onuzi u emërua në detyrë në shtator 2024 duke zënë vendin e Gramoz Sakos. Ai u zgjodh si drejtues i ri i Gardës mes 6 kandidatëve të tjerë. m.p.