Ka startuar ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin kombëtar Air Albania.
Stadiumi është i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që kanë ardhur jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkovic kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.