Gjermania dhe Franca u përballën në finalen e “vogël” për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, në sfidën e luajtur në “MHPArena”, Stuttgart. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps fituan me shifrat 0-2.
Një sfidë shumë e luftuar, por goli i parë i takimit erdhi në fund të pjesës së parë. Aurelien Tchouaméni kroson në zonë për Mbappe, ky i fundit bën një veprim të bukur dhe dërgon topin në portën e mbrojtur nga Ter Stegen.
Në fillim të pjesës së dytë, Gjermania gjen golin me Deniz Undav, por goli anullohet nga VAR, për një ndërhyrje të parregullt të Füllkrug ndaj Rabiot.
Në minutën e 58-të, Marcus Thuram ishte shumë pranë golit të dytë për Francën, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Një minutë më pas, pati tension në fushë, një përplasje mes Jonathan Tah and Lucas Hernandez.
Në minutën e 84-të, Franca do të gjente golin e dytë me Michael Olise, i cili shënoi pas asistit që mori nga Mbappe, pas një gafe të rëndë të mbrojtjes së Gjermanisë. m.p.