Deputeti aktual i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 11 majit.
Përtej maskës së mërzitjes, Alibeaj sheh gëzimin e Sali Berishës për gardën e besnikëve të tij.
“Sali Berisha nuk u fut për të fituar qeverisjen. Ai e dinte fare mirë që s’kishte për ta arritur, me mënyrën sesi u soll në tre a katër vitet e fundit.
Ai donte thjesht dhe vetëm të kishte një ushtri besnikësh të verbër, që nuk flasin, që nuk mendojnë dhe ia arriti”, kështu e analizon Enkelejd Alibeaj humbjen e Partisë Demokratike në 11 maj në një intervistë për gazetën Tema./e.t