Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-kandidat për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth 40% të qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas ankimimeve të PD.
Murrizi në statusin e tij ka kritikuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhin dhe Oerd Bylykbashin, përfaqësuesin e PD-së në Reformën Zgjedhore, duke thënë se ata nuk u besojnë numëruesve dhe komisionerëve të tyre.
Sipas Murrizit, Bardhi e Bylykbashi kanë pranuar një ‘kod zgjedhor bastard’ që mbyll 90% të listave, duke u garantuar atyre një karrige në parlament.
Reagimi i Murrizit:
Nga 5200 qendra votimi që ka gjithsej e gjithë Shqipëria, me kërkesë të PD do rinumerohen 1914 qendra votimi ose rreth 40% e totalit në të gjithë Shqipërinë ku dy qarqet më të mëdha që ka vendi, Tirana dhe Fieri, do rinumerohen komplet.
Atëherë një pyetje kam unë për “baballarët” dhe “mamallarët” e reformës zgjedhore të PD, Z. Oerd Bylykbashi dhe Z. Gazmend Bardhi:
Kur i besoni më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së Çelibashit se sa komisionerëve dhe numëruesve të PD, pse nuk u dakordësuat me rekomandimet 10-vjeçare të OSBE-ODHIR-it që të kishte administratë zgjedhore dhe komisioner politik të PD, PS, LSI?
Se për kodin zgjedhor bastard që mbyllët 90% të fituesve nga 50 deputetë mbyllët 46, e di që e bëtë për by… tuaj të përdredhur që keni frikë si dreqi të shkoni tek vota e qytetarit dhe në çdo palë zgjedhje nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një karrige të qëllbur në Parlament. m.p.