Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë disa pamje mahnitëse nga qyteti i Pogradecit.
Përmes një postimi në rrjetet socaile, Rama ka ndarë një video, ku shfaqen pikat turistike të Pogradecit, ashtu sikurse dhe disa pamje nga lulishtja kryesore, fokus i të cilës janë lulet e shumta shumëngjyrëshe.
“Mirëmëngjes dhe me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë”, – shkruan Rama krahas videos.
Kujtojmë se Pogradeci e ka çelur sezonin turistik, e ky sezon ka pritshmëri të larta nga ana e qeverisë./e.t