Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama e ka cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, vend krenar i Bashkimit Europian.
Postimi i Ramës:
SHQIPËRIA NUK NDALET! Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
Kapitujt përfshijnë:
• Politikat e transportit (Kapitulli 14),
• Energjia (Kapitulli 15),
• Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
• Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian. m.p.